Kampionati Shqiptar

Mezani: Nëse pësonim gol, do ta rrezikonim kualifikimin

“Para së gjithash i gëzohemi kësaj ndeshjeje dhe kualifikimit në gjysmfinale të Kupës së Shqipërisë. Për më tej do të mendojmë e flasim. Të gjitha skuadrat në gjysmëfinale do të jenë të forta, ndaj turi tjetër është edhe më i vështirë. E kisha menduar të ishte një kthim i vështirë sot, ndaj Luftëtarit. Edhe pse fituam, patëm vështirësitë tona. U kisha thënë lojtarëve që, nëse pësonim gol, do ta rrezikonim ndeshjen. Kur futemi në fushë duhet të bëjmë maksimumin, nuk duhej të neglizhonim aspak nga rezultati 3-0 i ndeshjes së parë. Nëse e mbyllnim gjithçka që në pjesën e parë, do të pushonin disa lojtarë. Tani na komplikohet ndeshja e kampionatit në Laç, kundër Luftëtarit. Ishte e rëndësishme të qëndronim me këmbë në tokë dhe të vazhdonim të motivuar. Kë do të preferoja në gjysmëfinale, ndoshta Skënderbeun, që e ka Kupën e Shqipërisë në plan të dytë? Nuk dua ta mendoj këtë pjesë, çdo skuadër do të jetë e fortë. Edhe nëse na bie në short, nuk mendoj se Skënderbeu do të toleronte. Skuadrës sime i duhet të përqendrohet maksimalisht, kushdo që na del përpara”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar