Futboll

Mezani prezantohet te Luftëtari me disa bindje, presidenti Tavo lëshon kunja

Gentian Mezani është prezantuar sot në krye të pankinës së re në Superligë, Luftëtari. Përkrah presidentit të klubit gjirokastrite, Grigor Tavo, në konferencën për shtyp të dhënë përpara gazetarëve, ish-trajneri i Flamurtarit dhe Laçit ka folur për shumë aspekte, nga objektivi sezonal te raporti me presidentin dhe ndeshja e radhës, ajo përballë Teutës.

“Do të doja të falënderoj presidentin dhe uroj që të shpërblej besimin. Uroj gjithashtu që të mos zhgënjej askënd. Do të mundohemi që të bëjmë më të mirën tonë këtë vit, për ta zgjidhur këtë situatë.

Në lidhje me zgjedhjen e bërë, Mezani u shpreh.

“Erdha me një dëshirë të madhe. Kam pasur dhe oferta të tjera. Më kanë folur mirë për ambientin dhe njerëzit. Do mundohem që të bëj më të mirën.

“Më jep shpresë loja, këta djem dhe në këto katër ndeshje kanë prodhuar futboll. Më jep besim puna ime dhe ajo që mendoj se mund të bëj. Po ashtu, dhe nga mbështetja e drejtueseve, që të jep qetësi dhe më shumë forcë për të punuar”.

“Kemi një ndeshje shumë afër dhe është shumë pak për të ndryshuar. Është çështje psikologjike. Sot do ta shoh skuadrën për të parën herë dhe do punojmë në këto dy ditë nga ana psikologjike”.

“Është e rëndësishme që të mos pësojmë gol, por rëndësi ka dhe ana ofensive, pasi skuadra që shënon fiton.  Në katër ndeshjet e para është një skuadër që ka zhvilluar futboll sulmues. i përshtate mentaliteti tim, dëshirës sime”.

Ish-trajneri i Flamurtarit dhe Laçit ka folur edhe për përballjen ndaj Teutës.

“Shpresoj që ndeshjen e  radhës të fitojmë dhe të marrim tre pikë, më pas do të shohim për mrekullitë. Në këtë pikë që jemi është shumë e rëndësishme që të marrim një fitore dhe të dalim nga kjo situatë ku jemi”.

Objektivi sezonal, mbijetesa?

“Nuk më pëlqen fjala mbijetesë. Si te Laçi dhe Flamurtari i kam marrë skuadrat në të njëjtën situatë. Kanë kaluar vetëm 4 javë dhe kemi shumë ndeshje për të zhvilluar. Një fitore të ngjit disa vende. Skuadrat nuk kanë shumë diferenca. Duhet të bëjmë më të mirën. Objektivi im është që çod ndeshje të marrim një rezultat pozitiv”.

Ndeshja e parë…

“Luajmë në fushën tonë. Humbja nuk do të jetë  e mirëpritur. Çdo gjë duhet të jetë pozitive. Do të futemi për të fituar. Kam besim tek këta djem. Janë siç kanë emrin, pra “luftëtarë” dhe do luftojnë për të marrë fitoren”.

Sakaq, ndihmësi i Mezanit te Luftëtari do të jetë i njëti që ka qenë tek Laçi, Franco Pasqualetti. “Jemi në pritje të ardhjes së tij”, u shpreh Mezani.

Në fund, Mezani e ka mbyllur duke thënë se bëhet fjalë për një projekt afatgjatë me presidentin dhe çdo gjë do të duket në vazhdimësi.

Sakaq, në prezantim foli edhe presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo.

“Jemi mundur që të bëjmë diçka më të mirë dhe zgjodhëm për të drejtuar Lufëtarin, një nga më ekspertët, si Gentian Mezani,  i cili me mbështejen time dhe të gjithë stafit, Luftëtari do të ecë dhe do arrijë atë që ne kishim menduar. i uorjmë Gentianit një vit të mbarë dhe një ecuri të mirë. Jam i bindur që do e arrijmë”.

E ardhmja e tij?

“Unë jam për plane afatgjata, nuk i shkarkoj trajnerët nga telefoni. Ishim bashkë me Kostic dhe Mezanin që po pinim kafe dhe diskutuam. i dha udhëzimet e ekipit. Nuk ka asnjë objektiv të parealizueshëm.  Edhe vjet kishim pak pikë pas javës së nëntë vetëm 8 pikë. Kemi lojtarë të mirë dhe uroj ta nisim me fitore. Nëse do të bëjmë kthehen e madhe çdo gjë do të shohim. Çdo gjë realizohet me punë. E kisha ndarë mendjen edhe pse më janë ofruar shumë trajnerë. Kam shumë besim tek Mezani”.

Më shumë nga Futboll