RUSI 2018

Michel Salgado emërohet zëvendëstrajner i Salah dhe Egjiptit

Michel Salgado, ish-mbrojtës i kombëtares së Spanjës, Real Madridit, Celta dhe Blackburn, u emërua zyrtarisht ndihmëstrajner i Egjiptit. Salgado, 42 vjeç, u zgjodh si asistent i parë për Javier Aguirre, i cili mori në dorë frenat e “faraonëve” pas Kupës së Botës 2018 në Rusi, ku Egjipti zhgënjeu me në krye argjentinasin Hector Cuper.

Përveç aktivitetit të tij si një sipërmarrës, Salgado u lirua si trajner i ekipit të vendit të tij të lindjes, Galicia, në vitin 2016. Tani ai merr përsipër këtë pozicion në kombëtaren egjiptiane, duke pasur nën urdhra edhe një yll si Mohamed Salah.

Më shumë nga RUSI 2018