Kategoria Superiore

Mici, Osmani dhe Dita mungojnë, Daja me “dhimbje” koke para sfidës ndaj Lushnjës

Mici, Osmani dhe Dita mungojnë, Daja me “dhimbje” koke para sfidës ndaj Lushnjës

Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Lushnjës, takim i vlefshëm për javën e 15-të të superligës.

Nën drejtimin e stafit teknik, ekipi ka zhvilluar në mesditë një seancë stërvitore në ‘Tropikal Resort’, atje ku qëndron prej pothuajse një javë pas kthimit nga Zvicra.

“Ekipi vjen në këtë takim në gjëndje optimale përsa i përket aspektit psikologjik por trajneri Daja duhet të bëjë ndaj Lushnjës pa Gledi Micin i cili vuan pezullimin një javor për shkak kartonash dhe Osmanit i cili sot nisi vrapimet por nuk mundi ti bashkohet grupit si pasojë e një virozë gripale tashmë të kaluar. Bruno Dita është mungesa e 3-të, mesfushori vijon rikuperimin si pasojë e frakturës në dorë”

“Stafi do të ketë në dispozicion Kristi Vangjelin për transfertën e Lushnjës, pasi mbrojtësi ka ezauruar pezullimin një javor për shkak kartonash. Gjithashtu në gjëndje optimale gjatë përagtitjeve është shfaqur dhe Ali Soëe. Sulmuesi nga Gambia duket se ka kaluar plotësisht dëmtimin e pësuar ndaj Partizanit dhe ndaj Lushnjës mund të kthehet si titullar”

Stafi teknik ka dhënë sot këshillat e fundit taktike në prag të takimit gjatë seancës së zhvilluar në fushë ndërkohe pasdite trajneri Daja ka zhvilluar dhe video-analizën e zakonshme me lojtarët.

Takimi ndaj Lushnjës do të zhvillohet të shtunën, ora 13:00 në stadiumin ‘Roza Haxhiu’ të Lushnjës

Më shumë nga Kategoria Superiore