Premier League

Middlesbrough-United, “Djajtë” lujanë për historinë

Middlesbrough nuk po kalon një moment aspak të mirë në kampionat dhe të dielën do të presë Manchester United në shtëpi. “Boro” mban vendin e parafundit në kampionat dhe kjo ecuri negative ka arritur kulmin me shkarkimin e trajnerit Aitor Kranaka. Vendin e tij e ka marrë Steve Agnew, i cili do ta skuadrën deri në fund të sezonit. “Djajtë e Kuq” do të paraqiten në këtë sfidë pas fitores 1-0 të marrë të enjten kundër rusëve të Rostov në Europa League. Në ndeshjen e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në fazën e parë të kampionatit, United ka arritur të marrë një fitore 2-1 në shtëpi.

Një rezultat që ka çuar në 12 numrin e ndeshjeve radhazi të Manchester pa pësuar humbje kundër Middlesbrough në të gjitha kompeticionet. Për më tepër, vendasit kanë humbur 8 nga 10 takimet e luajtura në shtëpi kundër United në kampionat. Wayne Rooney ka qenë i përfshirë në gjashtë gola të realizuar kundër Middlesbrough në pesë ndeshjet e fundit të Premier League që ka luajtur kundër “Boro”. Nëse merr tri pikët, United do të bëhet skuadra e parë e historisë së Premier League që arrin 600 fitore në këtë kampionat.

 

Më shumë nga Premier League