Argetim

Migos duan të jenë tre hienat në adaptimin e ri të Mbretit Luan

Me Disney që ka zbuluar formacionin e yjeve që do të jenë pjesë e Mbretit Luan të ri, së shpejti do të shohim Donald Glover dhe Beyonce të portretizojnë rolet legjendare të Simba dhe Nala, me James Earl Jones që do të jetë Mustafa, siç ka qenë edhe në origjinalin e vitit 1994.

Image result for lion king

Por duket se Migos, kur kanë marrë vesh aktorët që do të jenë pjesë e filmit, janë ndjerë të harruar nga kultura. Shefi i grupit, Quavo, ka postuar një tweet për gjigantët e filmave të animuar, duke kërkuar që treshja nga Atlanta të ishte pjesë e kastit duke luajtur rolin e tre hienave.

Por fatkeqësisht ato role janë zënë tashmë. Eric Andre, Florence Kasumba dhe Michael Key do të portretizojnë Azizi, Shenzi dhe Kamari-n, në adaptimin e ri.

Do të kishte qenë e madhe nëse tre muzikantët do të ishin pjesë e filmit. Por tashmë është tepër vonë.

Image result for lion king hyenas

Më shumë nga Argetim