Connect with us

Champions League

Mijatovic: “Real Madrid ka një avantazh ndaj Juventus…”

Në një deklaratë të dhënë për “Corriere della Sera”, ish-qendërsulmuesi i Real Madrid, Predrag Mijatovic, njëherësh edhe ish-drejtor sportive i “Los Blancos”, u shpreh në lidhje me finalen e Champions League që do të diskutohet më datë 3 qershor në Cardiff të Uellsit. “Mendoj se Real ka një avantazh të vogël. Kur luan një finale, e fiton atë. Ka eksperiencën për të dalë sukesshëm nga çdo vështirësi”, deklaroi Mijatovic.

Imazh i ngjashëm

“Është një energji psikologjike që të bën gjithmonë të mendosh se mund ta zgjidhësh ndeshjen. Real në vështirësi kundër ekipeve italiane? Historikisht mund të themi “po”, edhe pse pikërisht dy vite më parë, ishte Juventus që mundi Madridin në gjysmëfinale. Por, në një ndeshje të vetme, ka shumë faktorë të tjerë që peshojnë. Higuain? Te Reali e çova unë. E di me siguri që do të jetë shumë i motivuar. Është shumë i rrezikshëm dhe ka personalitet, cilësi të larta. Ai zotëron edhe një tjetër avantazh, njeh shumë mirë futbollistët e Real”, përfundoi Mijatovic.

Më shumë nga Champions League