La Liga

Mijatovic: Shitja e Ronaldo-s, gjë e mirë për Real-in

Juventus është zyrtarisht mbretëresha e merkaton: goditja e shekullit ka shkuar mirë dhe populli bardhezi mund të festojë më në fund ardhjen e Cristiano Ronaldo.

Kanë qenë të shumta reagimet e futbollistëve dhe ish-futbollistëve dhe të gjithë kanë vlerësuar pozitivisht punën e bërë nga klubi italian. edhe Predrag Mijatovic ka komentuar transferimin e CR7 tek Juventus.

Gjatë një interviste të dhënë për Radio Marca, ish-sulmuesi i Real Madrid, përveçse ka lavdëruar kampionin portugez, ka lënë të kuptohet se madrilenët kanë bërë një punë të mirë. “CR7 është marrë për 95 milionë euro, ka dhënë shumë për Real-in dhe ka fituar shumë edhe në nivel personal, si Topat e Artë”.

“Duke parë moshën e tij, do të kishte qenë e vështirë për klubin të merrte më shumë para nga Juventus, kështu që mendoj se ka qenë një operacion i mirë. Dëshira e lojtarit nuk mund të injorohet, nëse dikush ka dëshirë të largohet, atëherë do të largohet”, ka thënë Mijatovic.

Më shumë nga La Liga