Mix

Mikaela Shiffrin e pandalshme, triumfon edhe në Slloveni

Mikaela Shiffrin vijon të dominojë Kupën e Botës për femra në ski, duke korrur sot suksesin e radhës në sezonin sportiv 2017-2018, duke shkuar në 39 fitore në karrierën e saj. Skiatorja amerikane fitoi garën e sllallomit gjigand të zhvilluar në pistën e Kranjska Gora, në Slloveni, duke konfirmuar momentin e mirë që po kalon. Pas dy zbritjesh, Shiffrin dha kohën e përgjithshme 1’47”40, duke qenë më e shpejta në pistë dhe e meritoi fitoren.

Në vendin e dytë u klasifikua skiatorja franceze Tessa Worley, ndërsa në të tretin ajo italiane Sofia Goggia, por që për asnjë moment nuk e vunë në vështirësi skiatoren amerikane. Pas këtij triumfi, Shiffrin jo vetëm dominon renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës për femra në ski, por edhe thellon diferencën me rivalet. Skiatorja amerikane ka 1181 pikë në renditje, ndërsa e dytë renditet Viktoria Rebensgurg e Gjermanisë, me 534 pikë dhe e treta sllovakja Petra Vlhova, me 504 pikë.

Më shumë nga Mix