• Mikaela Shiffrin, kampione e botës për femra në ski

    Publikuar: 18 Mar 2:11

    Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin është shpallur sot kampione e botës për femra, titulli i parë i saj në Kupën e Botës. Ajo e fitoi këtë titull pa zbritur fare në pistë, pasi rivalja e saj kryesore, sllovenia Ilka Stuhec, vendosi të mos garojë sot në garën e sllallomit, që do të zhvillohet në pistën e Aspen (Amerikë). Për pasojë, matematika i ka dhënë 22-vjeçares Shiffrin titullin e parë kampion, duke ndjekur gjurmët e patriotes së saj Lindsey Vonn.

    Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin gjate nje gare

    Një titull i shumëpritur për Shiffrin, madje ajo ishte favoritja kryesore këtë vit, duke përfituar edhe nga dëmtimet e rivaleve të saj, si Lara Gut, që e la sezonin në mes. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, skiatorja Mikaela Shiffrin ka grumbulluar deri më tani 1523 pikë, ndërsa Stuhec ka 1325 dhe me dy gara nga fundit nuk ka më asnjë shans të duelojë për titull. Ndërsa në vendin e tretë ndodhet skiatorja italiane Sofia Goggia me 1117 pikë.


    Lexo postimet e tjera