• Mike Gjetan Keta, më 21 nëntor kundër një serbi në New York

    Publikuar: 27 Sep 4:38

    Më në fund u përcaktua. Mike Gjetan Keta do të ndeshet më 21 nëntor në New York për titullin interkontinental në boks, në federatën më të madhe WBC. Shqiptarët e Amerikës kanë një mundësi ideale për të parë nga afër atë mbrëmje një boksier shqiptar kampion Europe, që pretendon të fitojë një titull më të lartë, përballë një kundërshtari serbo-malazez. Gjetani stërvitet prej vëllait të tij të madh, Jonny Ismail Keta, një kampion bote në Kick dhe Tai-box.

    gjeta keta
    Baneri i Gjetan Ketës për ndeshjen e 21 nëntorit në New York

    Mike Gjetan Keta mban në krah në një tatu portretin e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, duke dashur të luftojë si ai në ringun botëror, në një ndeshje që do të transmetohet edhe nga “Eurosport” dhe shumë televizione prestigjioze. Historia e Gjetan Ketës, boksierit në Bulqiza, është vërtet interesante. Nga minierat e kromit, sot në majën e Europës dhe nesër ndoshta kampion bote. Në fakt, kjo është edhe sfida e kampionit shqiptar, që kërkon maksimumin, pikërisht më 21 nëntor ai do të kërkojë të jetë mes më të mirëve të botës, pse jo, nesër edhe më i miri.

    keta
    Mike Gjetan Keta pas triumfit si kampion Europe në Gjermani

    Dhe duket se shansi i është dhënë tashmë, sepse nga zyra menaxheriale e të famshit Don King nga Amerika, kishte ardhur ftesa për t’u ndeshur në nivelin që e ëndërron çdo boksier profesionist. 19 fitore në karrierën e tij, 16 me nokaut, vetëm 3 humbje, janë tregues të frikshëm për boksier të peshës së mesme. Gjetan Keta, brenda pak muajsh arriti të mbronte me sukses gjerdanin e kampionit euro-aziatik ËBC, duke mposhtur dy kundërshtarë rusë. Historia ishte e njëjtë, që të dy rivalët më nokaut në raundin e tretë, fillimisht Marar Kazev në Bulqizë dhe më pas Kanbolatov në Dusseldorf, patën të njëjtin fat. Bokieri shqiptar ka arritur të ndjekë rrugën e sukseseve, duke siguruar një vazhdimësi në rezultatet e tij në boksin profesionist.

    [total-poll id=88953]


    Lexo postimet e tjera

    Breaking