• Milan, 20 mln euro për taksistin me të majtën e artë

    Publikuar: 19 May 10:28

    Në tridhjetë vitet e fundit Milan ka pushtuar botën, por ka zhvilluar edhe disa alergji ndaj disa qyteteve të caktuara. Qyteti kryesor është ndoshta Marseja: dy përballje të rëndësishme në vitet ’90, të dyja të mbyllura keq për kuqezinjtë. Surpriza është Zyrihu. Në Champions League 2009-10, Zyrihu është bërë skuadra e preferuar e interistëve pasi ndeshja në “San Siro” përfundoi 0-1, me Milan-in e Nesta, Pirlo, Sedorf dhe Inzaghi që është mposhtur nga një gol i Tihinen. Pikërisht tek ajo skuadër kishte filluar të binte në sy Ricardo Rodriguez, të cilin Milan kërkon ta marrë tani në “San Siro”. Ricardo është zviceran, por babai është spanjoll, ndërsa mamaja nga Kili. Ka lindur në Zyrih dhe aty ka filluar të luajë. Ata që nuk e kanë parë të luajë me Zvicrën mund të pyesin veten se kush është ky mbrojtës krahu për të cilin Milan është gati të shpenzojë rreth 20 milionë euro.

    Shpjegimi mund të fillojë pikërisht nga ajo skuadër me fanellat me vija, nga Zyrihu. Fredy Bickel ka qenë drejtor sportiv i ekipit dhe ka zbuluar disa gjëra rreth tij: “Kur ishte 14 vjeç kam kuptuar se do të kishte një karrierë të suksesshme. Jetonte për futbollin. Dy vite më pas e kemi marrë në ekipin e parë”. Zakonisht drejtorët sportiv nuk i pranojnë gabimet, por Bickel ka pranuar se: “Me Rici kam gabuar dy herë. I kam ofruar tre vite kontratë Ludovic Magnin, mbrojtës i majtë i kombëtares zvicerane, duke menduar se për dy vite do të ishte titullar. Por Ricardo ishte më i mirë se ai pas gjashtë muajsh”. Ky ka qenë gabimi i parë. “Kur Wolfsburg e ka kërkuar, unë e kam këshilluar të qëndrojë, mendoja se nuk ishte gati. Ricardo është larguar dhe ka pasur të drejtë”.


     

    Por kjo nuk shpjegon pse Rodriguez ka një klauzolë prej 22,5 milionë euro, as pse Milan, pas takimit me dy menaxherët, është shumë afër arritjes së marrëveshjes për një shifër pak më të ulët. Ricardo është një mbrojtës krahu që ndihmon ekipin në sulm. Te Wolfsburg ekzekuton goditje nga këndi, goditje dënimi dhe penallti. Në katër kampionatet e fundit ka shënuar 15 gola, por këtë të shtunë do të luajë për mbijetesën: kundër Hamburg. Në të kaluarën është ndjekur nga Inter dhe skuadra të tjera të madh, ka luajtur si titullar në një Botëror, Europian dhe Lojërat Olimpike, një Champions dhe një Europa League, e mbyllur në çerekfinale kundër Napoli-t në 2015-ën. Në 2009-ën ka fituar Botërorin U 17 me Zvicrën multietnike të Seferovic, Kasami, Xhaka, Ben Khalifa, Siegrist. Ricardo ka shënuar kundër Japonisë në fazën me grupe, kundër Gjermanisë në 1/8-at dhe ndaj Kolumbisë në gjysmëfinale.

    Për disa dyshimet janë taktike, kryesisht për futbollin italian. Rodriguez ka mentalitet sulmues dhe mendohet se do të ishte më i përshtatshëm për një mbrojtje me pesë lojtarë. Milan po alternon skemën 4-3-3 me atë 3-5-2, dy sisteme loje që mund të japin fryte pas verës, dhe Ricardo mund të jetë i dobishëm edhe për të kaluar nga një skemë te tjetra gjatë ndeshjes. Ndërsa, karakteri i tij nuk është në diskutim. Ai përshkruhet si një djalosh që është shumë i lidhur me familjen e tij dhe me dy vëllezërit futbollistë. Madje, me dy vëllezërit futbollistë dhe me një vëlla të vogël… të fituar gjatë rrugës. Në 2013-ën gazetat gjermane kanë treguar historinë e Joey Meister, një 12-vjeçar biond, tifoz i çmendur me Wolfsburg. Ricardo e ka parë disa herë në fushën e stërvitjes, është njohur me të dhe ka filluar ta shoqërojë rregullisht në stacionin e trenit. Çifti i çuditshëm, lojtari ezmer me tifozin biond, i ka rezistuar kohës dhe Joey ka arritur deri aty sa e ka quajtur Ricardon “miku im më i mirë dhe taksisti im”. Një taksist që vlen 20 milionë euro, jo keq.

     

    [interaction id=”591f51ea6a73779b6fcfa269″]


    Lexo postimet e tjera