Champions League

Milan, afron vendimi i UEFA: Përjashtim 2-vjeçar nga Europa dhe gjobë €30mln

Një tmerr. Kështu parashikohet vendimi i UEFA-s në lidhje me pozicionin e Milan, që të martën e kaluar iu nënshtrua testimit për herë të fundit në Nyon. Përballë dhomës së gjykatës ishte niveli më i lartë i klubit që për herë të fundit tenoti të furnizojë garanci në lidhje me të ardhmen e klubit. Verdikti final, që fillimisht ishte përashikuar të merrej të premten, u shty për javën e ardhshme. E hëna parashikohet të jetë dita deçizive dhe pritet të njihet më në fund se cili do të jetë dënimi i dhimbshëm që do të vuhet nga kuqezinjtë, ndaj të cilit mund të  bëhet apel në CAS brenda 10 ditëve nga publikimi.

Pikërisht në Lozanë kuqezinjtë do të tentojnë që të luajnë shanset e fundit, në shpresën që të servirin si garanci përpara gjykatës, të rejat në lidhje me të ardhmen e klubit, duke përfshirë tratativat me partnerët potencialë të interesuar për të blerë shumicën e aksioneve të Milan, përfshirë italo-amerikanin Roço Commisso, apo edhe familjen pronare të Chicago Cubs, çka mund të zbusë dënimin. Në të vërtetë dënimi pritet të jetë shumë i rëndë për kuqezinjtë, jo vetëm sanksionim me 30 milionë euro, por edhe përjashtim nga Kupat e Europës për dy edicionet e ardhshme. Pikërisht është kjo gjëja më e rëndë që mund të ndodhte për kuqezinjtë e Milan, në krahasim me karantinën 1-vjeçare që mendohej fillimisht si sanksion i pranueshëm.

Një verdikt i tillë përjashtues nuk do të ishte surprizë, pasi UEFA ka dënuar me të njëjtën masë edhe më parë, pikërisht zviceranët e Sion, të përjashtuar për dy vite, apo edhe Irtysh të Kazakistan që u përjashtua për 3 edicione. Por kjo do të ishte hera e parë që një klub me famën dhe historikun elitar në nivel ndërkombëtar si Milan, do të ndëshkohej në mënyrë kaq drastike. E ardhmja e Milan do të vendoset në këto ditë, përshirë edhe mundësinë që pronari aktual, Yonghong Li të dalë përfundimisht nga skena, për shkak se nuk pagoi 32 milionë të nevojshëm për të realizuar rritjen e kapitalit.

Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë

Më shumë nga Champions League