Merkato

Milan, bashkë me Kalinic vjen edhe talenti i Ajax

Nikola Kalinic është gjithmonë dhe më afër Milan-it. Në fakt, të gjitha të përditshmet sportive italiane kanë shkuar se sulmuesi kroat do të transferohet te kuqezinjtë në ditët e ardhshme. Kështu, ish-sulmuesi i Dnipro do të mund të kurorëzojë ëndrrën e tij dhe Vincenzo Montella do të ketë në dispozicion një sulmues që është në gjendje të garantojë gola dhe të luajë për ekipin. Por, sipas “Tuttosport”, blerja e Kalinic do të konsumonte gjysmën e buxhetit që klubi ka në dispozicion për të përforcuar sulmin.

Për këtë arsye, drejtuesit e Milan mund të vendosin të bëjnë një investim të dyfishtë dhe të marrin një tjetër lojtar me vlerë 30-35 milionë euro. Më saktësisht, vëmendja e kuqezinjve është përqendruar te talenti i Ajax, danezi Kasper Dolberg. 19-vjeçari, sipas Fassone dhe Mirabelli (që e ndjek prej kohësh lojtarin), do të formonte një dyshe sulmuesish të rinj dhe të forë me portugezin Silva, që është vetëm dy vite më i madh, ndërsa Kalinic do të ishte “veterani” në qendër të repartit sulmues. Lojtari konsiderohet i paprekshëm nga klubi holandez, por kjo situatë mund të ndryshojë pas eliminimit në fazën paraeliminatore të Champions League nga Nice.

Më shumë nga Merkato