Futboll

Milan, “bomba” e orës së fundit: Ide e çmendur nga PSG

Lajmi më i fundit që lidhet me merkaton në kampin kuqezi të Milan, raportohet nga kolegët e “Tuttosport”, të cilët nuk rezervohen të plasin bombën e merkatos së “Djajve”. Kërkimi për sulmuesin e nivelit më të lartë mbetet motivi i merkatos së Milan dhe pikërisht gjatë orëve të fundit ka shpërthyer ideja e çmendur, ajo për Edinson Cavani. “Matador” mund të largohet nga PSG, sidomos, nëse aty do të qëndrojnë që të dy, si Kylian Mbappé, por mbi të gjithë Neymar, e ardhmja e të cilit nuk duket aq e afërt me Madridin.

Sulmuesi uruguaian mund të jetë një prej futbollistëve të dobishëm që PSG të mund të arkëtojë dhe të rifutet në kornizat fiskale të FIFA-s, të vendosura përmes Fair Play Financiar. Një operacion që për Milan shihet si i vështirë, por jo i pamundur. Do të shërbente një shitje e dyfishtë, dhe emrat janë ata të Bonucci e Donnarumma. Me lamtumirat e tyre Milan do të arkëtonte afërsisht 80 milionë euro dhe do të investonte rreth 45-50 milionë për kartonin e “Matador”, ndërsa paga e tij do të mbulohej nga kursimet e pagave të Bonucci e Donnarumma, rreth 13 milionë euro të kursyera në vit.

Më shumë nga Futboll