Bundesliga

Milan dhe Inter përsëri jashtë Champions-it, kompjuteri parashikon fituesit e kampionateve kryesore

Real Madrid do të fitojë përsëri në La Liga, sipas parashikimit të bërë nga kompjuteri i “Gracenote”, kompani që merret, ndër të tjera, përllogaritjen e të dhënave të ndryshme. Kështu, skuadra e Zidane është favorite për të triumfuar përsëri në Spanjë, me Barcelona-n që do të dalë në vendin e dytë dhe me titullin që do të përcaktohet nga diferenca e golave.

Premier League: Priet një tjetër sezon i luftuar mes pesë skuadrave dhe do të jetë përsëri Chelsea i Antonio Conte që do të triumfojë në fund.

Bundesliga: Edhe në Gjermani nuk do të ketë surpriza, me Bayern Munich që do të fitojë titullin e gjashtë radhazi, ndërsa Dortmund dhe Hoffenheim do të renditen pas tyre.

Ligue 1: Parisi i Neymar do të kthehet të fitojë kampionatin francez, ndërsa Monaco, Lyon dhe Nice do të luftojnë për vendet që çojnë në Europë.

Serie A: Juventus do të dominojë edhe në këtë sezon, me Napoli-n dhe Roma-n që do ta mbyllin kampionatin 12 dhe 15 pikë larg. Sipas kompjuterit, revolucioni i Milan nuk do të ketë asnjë ndikim në Serie A.

Më shumë nga Bundesliga