Merkato

Milan “djeg” rivalët për rekordmenin 16-vjeçar të Serie A

Në minutën e parë të pjesës së dytë mes Genoa-s dhe Lazio-s ka marrë një goditje nga një prej mbrojtësve më të mirë të Serie A, Stefan de Vrij, ka rënë në tokë për një moment, por më pas është ngritur menjëherë dhe ka vazhduar të luajë, si të mos kishte ndodhur asgjë. Pikërisht në këtë moment Pietro Pellegri, 16 vjeç, i ka treguar të gjithëve karakterin e tij. Para se të realizonte dy gola para tifozëve të tij (“Kam realizuar një ëndërr”) dhe të shtynte më tej limitet e futbollit italian dhe europian. Në ndeshjen kundër Lazio-s ai ka vendosur dy rekorde: me 16 vite e 184 ditë ai është bërë futbollisti më i ri që ka arritur të shënojë një dygolësh në Serie A dhe është bërë lojtari më i ri që ka realizuar dy ose më shumë gola në një ndeshje të pesë kampionateve kryesore të Europës nga 2000 deri më sot.

Golin e tij të parë në kampionat e ka shënuar 28 majin e kaluar në “Olimpico”, kundër Roma-s, në ditën e lamtumirës së Francesco Totti-t nga futbolli i luajtur. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë parë atë gol si një shenjë të fatit, një kalim i stafetës mes së kaluarës dhe së ardhmes. Tre muaj më pas, shifrat e këtij lojtari nga Gjenova janë shumë mbresëlënëse: në 13 minuta të luajtur në Serie A ka shënuar 13 gola, një çdo 43 minuta. Dhe tani që Lapadula është dëmtuar, trajneri Juric mund t’i japë më shumë hapësira.

Ndërkohë, në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë një pyetje: Italia ka gjetur Mbappe-n e saj? Krahasimi nuk është i ekzagjeruar, duke parë se në moshën e Pellegri-t francezi kishte luajtur disa minuta në Ligue 1 me MOnaco dhe disa ndeshje në kupa. Milan ka nuhatur gjithçka dhe me disa lëvizje të shpejta të bëra në orët e fundit ka arritur të ndërtojë bazat për ta mbyllur operacionin në janar, duke përfituar nga problemet e Inter, me zikaltrit që donin ta merrnin bashkë me Salcedo. Por edhe skuadrat e tjera të mëdha të kampionatit po e mbajnë në vëzhgim. Trajneri Juric ka thënë se: “Për ne nuk është një surprizë, po punojmë prej kohësh me të. Po e mësojmë si duhet të lëvizë në fushë dhe që të përdorë edhe këmbën e majtë. Mund të përmirësohet akoma shumë”.

Më shumë nga Merkato