Seria A

“Milan do të qëndrojë në Milano”

Qendërmbrojtësi i Inter, Milan Skriniar ka siguruar tifozët se nuk do të largohet këtë verë.

Mbrojtësi është përfolur për një largim te Barcelona apo Manchester United, dhe agjenti i tij shkaktoi polemika kur sugjeroi se klienti i tij mund të transferohej diku tjetër.

“Nuk dua të shqetësoj njeri nga thashethemet e merkatos,” shprehet Skriniar për ProFutbol.sk teksa ai ka qenë pjesë e 100-vjetorit të ish-ekipit të tij MSK Zilina.

“Objektivi ishte të shkonim në Champions League me Inter. Jam i lumtur në Milano, nuk kam menduar kurrë largimin nga Italia, asnjëherë nuk e kemi diskutuar të ardhmen.

“Milan do të qëndrojë në Milano, duam të bëjmë një sezon të mrekullueshëm në Champions League dhe të renditemi më lart në Serie A.”

Më shumë nga Seria A