Seria A

Milan, e ardhmja e klubit po vendoset në New York

Kush është Rocco Commisso? Biznesmeni italo-amerikan 68-vjeçar, pronar i skuadrës së New York Cosmos dhe themelues i “Mediacom Communications Corporation”, kompani telekomunikacioni me 1.19 miliard euro të ardhura në vit, po negocion blerjen e Milan me Yonghong Li.

Pasuria e tij është 4,5 miliardë euro dhe është takuar me pronarin aktual të Milan në New York për të finalizuar marrëveshjen. Takimi është zhvilluar në zyrat e “Goldman Sachs”, bankë investimesh që po luan rolin e këshilltarit për Commisso në këtë operacion.

Pasi të mbyllet marrëveshja, duhet kuptuar nëse presidenti aktual i kuqezinjve (Yonghong Li) do të zotërojë pjesën më të madhe të aksioneve apo një pakicë të tyre. Nuk përjashtohet mundësia edhe që ai të përjashtohet plotësisht nga klubi.

Më shumë nga Seria A