Seria A

Milan e bleu për 20 milionë euro, është më i keqi në Europë

Statistikat tregojnë se Hakan Calhanoglu është lojtari më i keq në Europë nga shtatori e deri më sot. Një nga blerjet e bujshme të Milan në merkaton e verës ka zënë vendin e parë në renditjen e veçantë të bërë nga “The Guardian”, që ka përdorur të dhënat e faqes sportive “ëhoscored.com” për të bërë këtë klasifikim. Nga një yll i mundshëm në Serinë A te një dështim europian. Kjo ka qenë rruga e përshkuar nga Calhanoglu, i cili, duhet pranuar, është penalizuar edhe nga rezultatet zhgënjyese të marra nga kuqezinjtë, që mbajnë vendin e shtatë në renditje, shumë larg zonës Champions League. Por fantazisti i “Djallit” mund të ngushëllohet nga fakti se në këtë renditje janë përfshirë edhe shumë emra të mëdhenj.


Renditja

10 Yoan Cardinale (Nice)
9 Gianluigi Donnarumma (Milan)
8 Kevin Strootman (Roma)
7 Eden Hazard (Chelsea)
6 Ander Herrera (Manchester United)
5 Emil Forsberg (Lipsia)
4 Jason Puncheon (Crystal Palace)
3 Thiago Alcantara (Bayern)
2 Gylfi Sigurdsson (Everton)
1 Hakan Calhanoglu (Milan)

Më shumë nga Seria A