Seria A

Milan është “macja e zezë” për Torinon…

Një “rilindje” në ndeshjet e fundit i jep mundësinë skuadrës së Torino, ende e dhjeta, të jetë vetëm pesë pikë zonës së Europa League, kur mbeten edhe gjashtë ndeshje nga fundi, megjithatë Europa e tyre do të kalojë nga ndeshja e Milan të vendit të gjashtë. Për më tepër Torino nuk fiton prej 20 ndeshjesh kundër AC Milan.

Një muaj më parë, sezoni i Torino dukej se do të ishte i pakuptimtë, por me dhjetë pikë të marra në katër ndeshjet e fundit skuadra “granata” e sheh veten në garë për Europën, në saj të nëntë golave të shënuar në këto ndeshje, duke pësuar vetëm një.

Forma e kësaj skuadre në fushën e saj është përmirësuar në ndeshjet e fundit, me dy fitore radhazi, përfshi atë kundër Inter. Në vitin 2018, ata kanë fituar pesë ndeshje në shtëpi, duke humbur dy takime, kundër Juventus dhe Fiorentina.

Milan, që nuk fiton prej katër ndeshjesh në Serie A, me 3 barazime dhe 1 humbje, ka shumë pak shanse për të arritur një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm dhe faktikisht më shumë rrezikon të humbasë vendin e gjashtë, teksa Fiorentina është vetëm dy pikë larg. Me përjashtim të humbjes 3-1 kundër Juventus në Torino, kuqezinjtë nuk kanë pësuar gol në tre nga katër ndeshjet e fundit të luajtura jashtë fushe.

Futbollisti më formë i Torino është Adam Ljajic me dy gola një nga asist në katër ndeshjet e fundit për ekipin e Mazarri, teksa kolegu i tij te Milan, Suso, nuk po kalon një moment të mirë forme, teksa golin e fundit e ka shënuar në shkurt, dhjetë ndeshje më parë.

Milan nuk ka humbur asnjë nga 20 ndeshjet e fundit në kampionat kundër Torino duke fituar 11 dhe barazuar 9. Disfata e tyre e fundit me ta daton në vitin 2001. Gjithsesi, vetëm katër ekipe kanë pasur një mbrojtje më të mirë se Torino në fushën e saj gjatë këtij sezoni të Serie A, ku ka pësuar 15 gola.

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, para derbit deklaroi: “Ekipi granata është shumë i fortë, vendoset mirë në fushë dhe do të na duhet një ndeshje e madhe për të fituar. Nuk duhet të bëjmë hapa prapa, sepse kjo do të tregonte se nuk jemi gati për Europën. Mua më ka pëlqyer ekipi në dy-tre ndeshjet e fundit, edhe më shumë se skuadra që fitoi në Romë. E qarkullojmë mirë topin dhe kemi ide në atë që bëjmë, plot me personalitet. Belotti? Më kujton Shevchenko, gjithmonë në kërkim të portës dhe golit.”

Më shumë nga Seria A