Seria A

Milan fiton me Barçën, Romagnoli “fundos” Bonucci-n me një fjali

Çifti i qendërmbrojtësve që duhej të kthente Milan-in në nivelet e larta në Itali dhe Europë ka zgjatur vetëm një sezon. Një projekt që nuk ka bindur dhe që ka dështuar.

Alessio Romagnoli ka trashëguar shiritin e kapitenit nga Leonardo Bonucci dhe të dy do të bashkohen përsëri te kombëtarja e Italisë, por, ndërkohë, kanë ardhur deklaratat e ftohta të kuqeziut pas fitores me Barcelona-n në International Champions Cup.

“Leo është një lojtar i rëndësishëm, por ne kemi lojtarë të tjerë po aq të mirë dhe të fortë. Do të luajmë në maksimum edhe pa të”, ka thënë kapiteni i Milan-it.

Nuk mund të mungonte edhe një koment për Higuain: “Mendoj se po flasim për një nga sulmuesit më të fortët në botë, është një gjë e mirë që e kemi në skuadër. Shpresojmë të bëjë me në atë që ka bërë gjithmonë në karrierën e tij”.

Më shumë nga Seria A