Merkato

Milan gjen zëvendësuesin e Kessie, është një ish…

Milan-it i duhet një mesfushor që të jetë alternativa e duhur për Franck Kessie. Një lojtar që të jetë brenda parametrave të fair play-it të UEFA-s. Kështu, futbollisti i duhur është një njohje e vjetër e kuqezinjve.

Bëhet fjalë për Juraj Kucka, sllovaku i datëlindjes 1987, i cili ka luajtur me Milan nga 2015-a në 2017-ën dhe që është shitur më pas për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Montella.

Sa do të kushtonte blerja e tij? Aktualisht, ai është te Trabzonspor, që e mori një vit më parë për 5 milionë euro. Turqit, gjithsesi, do të ishin të gatshëm të pranonin një ofertë prej 4 milionë eurosh.

Me pak fjalë, një operacion i mundshëm për një Milan që ka nevojë për të përforcuar skuadrën pa shpenzuar shumë.

Më shumë nga Merkato