Futboll

Milan, Higuain dhe tabuja e golave argjentinas në derbi

Është gjithmonë e më pranë derbi i “Madonnina-s”, që do të luhet të dielën në “San Siro” ndërmjet Inter dhe Milan. Të shumta janë komentet në këto orë përgatore, mes të shumtave tërheqin vëmendjen statistikat dhe këndvështrimi i gazetarit sportiv italian, me prirje milaniste, Carlo Pellegatti. Ky i fundit, përmes kanalit të tij zyrtar në “Youtube” ka sjellë në vëmendjen e të gjithëve një statistikë shumë specifike për kqezinjtë.

“Janë 22 futbollistët argjentinas në historinë e Milan. I fundit në rend kronologjik është Gonzalo Higuain, tek i cili tifozët kuqezi shpresojnë që të mund të shënojë gol që në derbin e tij të parë me Milan. Por, Pipita do të duhet të luftojë jo vetëm kundër Inter, por edhe ndaj një tabuje që ka të bëjë me bashkëkombasit e tij. Asnjë futbollist argjentinas nuk ka mundur dot të shënojë gol në derbin e “Madonnina-s” në përballjet për kampionat, me fanellën e Milan. Dy argjentinasit e vetëm që kanë realizuar në derbi kanë qenë Cuçhiaroni dhe Grillo, të cilët e kanë bërë përballjen për Kupën e Italisë më 15 qershor 1958. Milan vuan 60 vjet pa gola argjentinas”, thotë Pellegatti.

Më shumë nga Futboll