Seria A

Milan humb një tjetër lojtar, mbrojtësi ndalet për 6-8 javë

Klubi i Milan ka bërë të ditur se Mateo Musacchio do të qëndrojë larg fushave për 6-8 javë pas dëmtimit të pësuar në gju në ndeshjen e luajtur të enjten në mbrëmje kundër Betis.

Vazhdon periudha e zezë në shtëpinë e kuqezinjve. Dëmtimet e njëpasnjëshme kanë goditur skuadrën e Gennaro Gattuso, i cili duhet të bëjë disa shpikje për t’i bërë ballë kësaj emergjence.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Përveç Musacchio-s, në fakt, kuqezinjtë nuk do të kenë në dispozicion për periudha të gjata as Caldara dhe as Biglia. Për më tepër, edhe Bonaventura ka disa probleme me gjurin prej disa javësh, ndërsa Calhanoglu dhe Cutrone kanë marrë disa goditje dhe janë në dyshim për ndeshjen e të dielës kundër Juventus-it.

Gjithashtu, Andrea Conti nuk është gati për të luajtur nga minuta e parë pas një mungese prej 430 ditësh. Lajmet e vetme të mira janë rikuperimi i Calabria dhe Higuain, të cilët pritet të jenë në fushë kundër bardhezinjve.

Më shumë nga Seria A