Merkato

Milan i ka bërë një propozim të çmendur Chelsea-it

Akoma dhe pak ditë dhe merkaton kuqezi do të ndizet. Pas vendimit të UEFA dhe apelimit të pashmangshëm të vendit te Gjykata e Arbitrazhit e Lozanës, drejtuesit e Milan do t\i kenë idetë më të qarta.

“E dimë shumë mirë se çfarë duhet bërë dhe cilët lojtarë të marrim”, ka thënë trajneri milanist para se të nisej për në Rusi, ku do të kërkojë talente të mundshme për ekipin e tij.

Përparësia për “Djallin” është gjetja e një sulmuesi. Sezonet zhgënjyese të Kalinic dhe Andre Silva kanë bindur klubin që të vihet në këtim të një sulmuesi që mund të garantojë të paktën 20 gola në sezon.

Kështu, në listën e Mirabelli dhe Fasone vazhdon të jetë Alvaro Morata, sulmues i kërkuar edhe sezonin e kaluar nga milanezët. Sipas “Corriere dello Sport”, Milan i ka propozuar Chelsea-it një këmbim me Donnarumma. Një ide që klubi i Abramovich po e vlerëson.

Më shumë nga Merkato