Connect with us

Merkato

Milan injoron Aubameyang, ofron 75 mln € + Niang për 23 vjeçarin

Të gjitha rruhet çojnë te Kalinic, objektivi më konkret dhe më i lehtë për t’u arritur nga Milan. Por Fassone dhe Mirabelli do të provojnë të marrin një emër më të rëndësishëm deri në momentin e fundit. Kështu, ndërsa Aubameyang i shke syrin nga Gjermania, në Torino shkruajnë për një sulm të ri të Milan ndaj Andrea Belotti.

Në fakt, sipas “La Stampa”, dy golat e realizuar nga “Gjeli” në Kupën e Italisë kundër Trapani-t, para syve të Mirabelli-t, mund të ketë bindur përfundimisht “Djallin”. Për të bindur presidentin e Torino-s, Urbano Cairo, kuqezinjtë duke se kanë bërë gati një ofertë prej 75 milionë eurosh plus kartonin e Niang, një lojtar që pëlqehet shumë nga trajneri Mihajlovic. Nuk janë 100 milionë eurot “cash” që ka në mendje numri një i “Demave”, por i afrohen shumë kërkesës së tij. Nuk është një operacion i lehtë, por prania e Mirabelli-t në Torino ka hapur një rrugë që dukej e mbyllur.

Cilin do të zgjidhnit ju mes Belotti dhe Aubameyang?

Më shumë nga Merkato