Seria A

Milan-Juventus, Allegri merr një lajm të madh nga braziliani

Mungoi kundër Manchester United në Ligën e Kampionëve, por Douglas Costa do të jetë në dispozicion të Allegrit përpara ndeshjes së të dielës, në “San Siro”, kundër Milanit. Për ta njoftuar këtë ka përdorur profilin e tij në Twitter. Pyetjes së një tifozi në lidhje me disponueshmërinë e tij për supersfidën e së dielës me kuqezinjtë, nëse ka shanse për të luajtur, braziliani iu përgjigj: ” Ci sono” (ka).

Çka do të thotë se do të jetë në Milano. Në sezonin e tanishëm, Douglas Costa ka luajtur 7 ndeshje, por nuk ka shënuar asnjë gol. Paraqitja e fundit me Juventusin ishte të shtunën e kaluar, në ndeshjen e Seria A kundër Cagliarit. Mesfushori luajti 45 minuta.

Nga ana tjetër, mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë përsëri pjesë e skuadrës bardhezi, ashtu si Bernardeschi, që nuk figuruan në planet e Allegrit për ndeshjen e Champions-it, kundër Manchester United, të cilën e humbën 2-1.

Më shumë nga Seria A