Europa League

Milan ka harruar të fitojë!!!

Milan ka harruar të fitojë!!!

Eshtë mbyllur në barazim gola ndeshja e tretë e Milan në fazën me grupe të Europa League, ajo e luajtur kundër AEK të Athinës, në “San Siro”. Kuqezinjtë kanë dominuar teritorialisht, kanë krijuar raste për shënim, por nuk arritën të thyejnë mbrojtjen “helene”, duke treguar se tre humbjet radhazi në kampionat kanë lënë gjurmë te skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Gjithsesi, Milan mbetet në vendin e parë të Grupit D me shtatë pikë pas tre ndeshjesh, dy më shumë se AEK, që padyshim e kishte “heroin” te portieri Anestis, i cili bëri disa pritje shpëtimtare. Në ndeshjen tjerët të këtij grupi, kroatët e Rijeka mposhtën 3-1 Austrinë, brenda në Vjenë, dhe mbeten ende në garë për kualifikimin në raundin tjetër të “kupës së vogël”.

Më shumë nga Europa League