Merkato

Milan ka një ide të çmendur, gati të sakrifikojë Donnarumma për super sulmuesin

Milan ka një ide të re për sulmin e së ardhmes. Sipas shtypit italian, kuqezinjtë po vlerësojnë mundësinë për të marrë Edinson Cavani-n verën e ardhshme. Një operacion i vështirë për shkak të kostos së lartë, por që do të lehtësohej nga një transferim i mundshëm i Gigio Donnarumma te Paris Saint-Germain.

Me këtë rast, Milan do të lirohej edhe nga një rrogë e rëndësishme si ajo e portierit italian, i cili fiton 6 milionë euro në sezon. Por, kryesisht, do të siguronte një sulmues që garanton minimumi 20 gola në sezon.

Edinson Cavani ka realizuar 33 gola në 38 ndeshjet që ka luajtur në këtë sezon me Paris Saint-Germain në të gjitha kompeticionet dhe pak kohë më parë ka thënë se do t’i pëlqente të kthehej në Serinë A.

Më shumë nga Merkato