Futboll

Milan, karikon Bonucci: “Më i uritur se kurrë!”

“Më kanë pyetur nëse do të jem në gjëndje të sportoj ekuilibrat… Do të punoj për t’ja dalë, duke luftuar edhe me më shumë oreks!”. Pikërisht me këtë frazë, të publikuar në porfilet e tij në rrjetet sociale, blerja e re e Milan, ish-mbrojtësi i Juventus, Leonardo Bonucci, ka komunikuar të gjithë dëshirën e tij për të nisur aventurën e tij të re me fanellën kuqezi.

Një deklaratë që absolutisht nuk ishte lënë në dorë të rastësisë. Jo, jo, përkundrazi. Mbrojtësi i përfaqësueses së Italisë, Bonuçi e ka publikuar postimin e tij pikërisht në orën 19:19:19, për të sinjalizuar dhe simbolizuar edhe numrin që ai do të mbajë në fanellën me skuadrën e Milan, falë edhe tërheqjes së Kessie, që në të vërtetë e kishte zgjedhur numrin përpara ish-juventinit. Postimi është shoqëruar edhe me firmën: “Më i uritur se kurrë!”, për të dëshmuar entuziazmin që e shoqëron në këtë eksperiencë të re.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll