Futboll

Milan mbyll merkaton e janarit, nuk do të ketë asnjë blerje…

Milan mbyll merkaton e janarit, nuk do të ketë asnjë blerje…

Merkato e dimrit për Milan nuk mund të sjellë asnjë futbollist të ri për trajnerin Gennaro Gattuso. Pavarësisht nga emrat e ndryshëm që janë lakuar në javët e fundit, si përforcime të mundshme të kuqezinjve, drejtuesit e klubit nuk kanë ndryshuar mendim: nuk do të ketë asnjë blerje dhe ekipi do të mbetet kështu si është aktualisht. Konfirmimi i radhës ka ardhur nëpërmjet një komunikate për shtyp, publikuar nga faqja zyrtare e AC Milan në internet.

Pas 20 ndeshjeve të para në Serie A, Milan ka grumbulluar 28 pikë dhe ndan vendin e tetë me pikë të barabarta me Udinese, Fiorentina dhe Torino

“Pak fantazi nuk prish punë kurrë. Eshtë pjesë e lojës, sidomos në ditët e merkatos. Por përkundër të gjitha hipotezave, klubi i Milan nuk parashikon as një blerje, por vetëm konsolidimin e të gjithë futbollistë që kanë ardhur te skuadra jonë gjatë operacioneve të shumta që kemi bërë në verën e kaluar. Ruajmë bindjes në zgjidhjet që kemi bërë dhe do të vazhdojmë punën me futbollistë që kemi vënë në dispozicion të trajnerit, me synimin për t’u përmirësuar në pjesën e dytë të sezonit,” – ishte komunikata e klubit shtatë herë kampion i Europës.

Më shumë nga Futboll