Futboll

Milan, Mirabelli: “Conte? Vlerësojmë trajnerin Montella”

Milan, Mirabelli: “Conte? Vlerësojmë trajnerin Montella”

Massimiliano Mirabelli, drejtuesi i lartë i Milan, nuk fshihet kur i duhet të flasë për të ardhmen. “Conte? Ne kemi një trajner të cilin e vlerësojmë shumë dhe nuk mendojmë për trajnerë të tjerë, – tha ai për “Radiorossonera” – Belotti? Dihet, tentuam ta merrnim në Milano. Eshtë një futbollist shumë i frotë dhe një tifoz i Milan. Ku i dihet, ndoshta një ditë do të veshë fanellën që ëndërron që kur ishte fëmijë.”

Për merkaton e verës, Mirabelli tha: “Ka qenë një merkato e vështirë dhe ne jemi katapultuar në të vrullshëm. Nuk ishte e lehtë t’i bindnim futbollistët për projektin tonë dhe kemi bindur shumë të tillë”

Mirabelli flet edhe për ata që kanë qenë skeptik në këtë fillim projekti: “Eshtë loja e palëve, e mendimeve të ndryshme. Milan që po rilind nuk është diçka që i pëlqen të gjithëve. Kritikat janë të pranueshme, secili ka idenë dhe mendimin e tij. Ka edhe nga ata që na shohin me mosbesim dhe kanë ide negative, por do të ndryshojnë me kalimin e kohës.”

Më shumë nga Futboll