Futboll

Milan i Montella, ndryshimet do të nisin nga mbrojtja…

Dita pas humbjes te Milan është e mbushur me pikëpyetje! Dilema më e madhe i takon trajnerit Vincenzo Montella. Eshtë ende shumë shpejt për të bërë një gjyq të mirëfilltë, por humbja 4-1 ndaj Lazio ka treguar se projekti taktik i ekipit kuqezi është ende në fazën embrionale. Ta nisim nga moduli. Trajneri, pas dy muajsh përgatitje, nuk i ka akoma idetë e qarta. Duhet me një mbrojtje me tre apo me katër futbollistë? Kjo është dilema më e madhe. Në “Olimpico” nuk ka funksionuar asgjë dhe prapavija ka bërë një paraqitje shumë të dobët, si pranoi edhe vetë Leonardo Bonucci.

Vështirësitë e Milan ishin të logjikshme duke parë revolucionin që ndodhi në muajt e verës, por humbja e thellë në Romë ka ardhur si rrufe në qiell të kaltër. Euforia për nisjen e mirë të sezonit u shua në 90 minuta lojë

Katër gola të pësuar në provimin e parë të vërtetë të sezonit, aq sa numri i futbollistëve të vendosur nga trajneri kuqezi në linjën defensive. Ndoshta, ka ardhur momentin për të kaluar në mbrojtjen me tre lojarë, imponuar edhe nga futbollistët në dispozicion. Blerja e madhe e verës, që nga numrin 19 mbi shpinë dhe është kapiteni i ekipit, është bërë i madh duke luajtur me vendosjen 3-5-2 te Juventus. Ricardo Rodriguez dhe Conti janë dy mbrojtës anësorë të prirur më shumë drejt sulmin, sesa të mbrojnë. Gjithashtu, heqja dorë nga vendosja 4-3-3 do të thotë se nuk ka nevojë të sakrifikohet Romagnoli apo Musacchio. Mundësia për të eksperimentuar vjen menjëherë: kundër Austrisë së Vjenës në Europa League.

Vështirësitë e Milan ishin të logjikshme duke parë revolucionin që ndodhi në muajt e verës, por humbja e thellë në Romë ka ardhur si rrufe në qiell të kaltër. Euforia për nisjen e mirë të sezonit u shua në 90 minuta lojë. Vështirësitë që u vunë re edhe kundër Cagliari u zbehën nga fitorja. Por ndaj Lazio këto vështirësi u shtuan dhe bardhakaltërit dhanë imazhin e një skuadre të vërtetë, ajo që nuk është Milan për momentin. Ky është problemi. Trajneri Montella dhe futbollistët e rinj kanë nevojë për kohë që të njihen. Eshtë e vërtetë se mendohej që kuqezinjtë ishin pak më para me punën e bërë, por rruga është ende e gjatë dhe aventura vazhdon…

Më shumë nga Futboll