Europa League

Milan ndalet nga Betis dhe rrezikon eliminimin. Arsenal siguron kualifikimin, por humb sulmuesin

Grupi F është më i forti këtë sezon të Europa League. Milan ka barazuar 1-1 me kryesuesit e Betis, ndërsa Olympiacos ka mposhtu Dudelange duke marrë vendin e dytë me pikët ë barabarta me Kuqezinjtë dhe një pikë më pak se Betis. Milan rrezikon kalimin në fazën tjetër pas barazimit në Spanjë.

Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh që në minutën e 12’ me Lo Celso. Milan zgjohet në pjesën e dytë dhe pas disa mundësive të mira gjen golin e barazimit me Suso në të 62-ën. Gjithsesi ishin vendasit ata që rrezikuan portën e Reina-s në minutat e fundit por rezultati mbeti i pandryshuar.

Arsenal ka barazuar 0-0 me Sporting dhe ka siguruar kualifikimin për në fazën e nokautit të kompeticionit. Ndeshja pritej të ishte me gola teksa të dy ekipet njihen për futbollin sulmues dhe spektakolar, por mesa duket rotacioni ka bërë që të mungojë kualiteti në fushë. Pas një pjese të parë të mërzitshme, ku mund të përmendet vetëm dëmtimi i tmerrshëm i Danny Welbeck që doli nga fusha me barelë, ndeshja u ndez pas pushimit dhe Aubameyang mund të kishte kaluar në avantazh vendasit me dy mundësi shumë të mira. Por minutat kaluan dhe rezultati mbeti i pandryshuar. Një rezultat që i leverdis Topçinjve, që gjithsesi duhet të fitojnë edhe një ndeshje për të siguruar vendin e parë.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Bayern Leverkusen ka mposhtur Zurich 1-0 duke marrë kryesimin e grupit A. Të dy skuadrat kanë siguruar kualifikimin për në fazën e nokautit. Celtic ka marrë një fitore të madhe 2-1 ndaj RB Leipzig brenda në shtëpi duke rritur shpresat për të zënë vendin e dytë të grupit B ndërsa Salzburg ka shpartalluar Rosenborg me rezultatin 5-2. Olympiacos rrezikon seriozisht kualifkiminim e Milan me fitoren 5-1 ndaj Dudelange. Dinamo Zagreb gjithashtu kualifikohet për në raundin tjetër pas fitores 3-1 me Trnava.

Më shumë nga Europa League