Europa League

Milan OK, Arsenal turpërohet por kualifikohet, Dortmund e siguron në fund

AC Milan nuk e ka diskutuar kualifikimin për në fazën e 1/8-ve të Europa League teksa kanë Mposhtur Ludogorets 1-0 në San Siro. Të besuarit e Gatusso-s padyshim që nuk kanë dashur të harxhojnë energji të tepërta duke aprë se kishin fituar me një rezultat të thellë në ndeshjen e parë në Bullgari. Goli i vetëm i takimit është shënuar pikërisht nga Fabio Borini, i cili pasi merr një pasim nga Cutrone në shtyllën e dytë e dërgon topin në rrjetë. Një tjetër paraqitje solide e italianëve, sidomos në prapavijë. Një kualifikim më se i merituar.

Arsenal ka trembur të gjithë tifozët në Emirates kur kaluan në disavantazh të dyfishtë brenda dy minutave dhe duke rrezikuar kualifikimin megjithëse kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë në Suedi. Por goli i Kolasinac pas pushimit ka qetësuar nervat e tifozëve dhe Wenger, dhe më pas Arsenal arriti ta menaxhonte më mirë ndeshjen por edhe kundërshtarët u goditën psikologjikisht pas atij goli.

Ndeshja më e fortë e mbrëmjes ishte ajo mes Atalanta-s dhe Borussia Dortmund. Por në fund ishin gjermanët ata që dolën triumfues në fund të takimit me një gol në limitet e lojës. Ndeshja ishte shumë e fortë dhe goli i avantazhit u shënua nga vendasit e me anë të Toloi në fillim të pjesës së parë. një rezultati që do të shihte italianët të kalonin në 1/8-at por goli i Marcel Schmelzer i prishi ëndrrat e Atalanta-s, një gol ku Berisha mund të kishte bërë më shumë.

 

Më shumë nga Europa League