Seria A

Milan i pabesueshëm, befason Inter-in në fund

Derbi i parë në historinë e Serie A që është zhvilluar në orën 12:30 është veshur me ngjyrat zikaltër. Skuadra e Pioli-t ka fituar me rezultatin 2-1 përballjen e zhvilluar sot kundër kuqezinjve në “La Scala”-n e futbollit. Një fitore që e ka lejuar Inter-in të parakalojë kushërinjtë në klasifikim dhe të shkojë vetëm një pikë larg vendit të gjashtë që mbahet nga Atalanta dhe që siguron pjesëmarrjen në paraeliminatoret e Europa League.

Inter dhe Milan kanë ndryshuar rolet, por rezultati ka qenë i njëjtë. Në derbin e fazës së parë, ka qenë Milan që ka kaluar në avantazh të dy golave, para se Inter të kundërpërgjigjej me Candreva dhe Perisic duke fiksuar rezultatin në 2-2. Sot ka qenë Inter që ka shënuar dy herë me Candreva dhe Icardi në pjesën e parë, ndërsa Milan është kundërpërgjigjur në pjesën e dytë duke barazuar gjithçka me Ronagnoli-n dhe Zapata. Një rezultat ky që i lë të pandryshuara pozicionet e dy ekipeve në renditje, me kuqezinjtë që kanë një avantazh prej dy pikësh.

Ndeshja ka filluar më mirë për ekipin e Montella që në minutën e dytë ka shpërdoruar një rast shumë të mirë. Më pas ka qenë Handanovic që i ka mohuar golin Sosa-s në minutën e 14-të duke devijuar topin në goditje nga këndi, pas ekzekutimit të së cilës Deulofeu ka pasur mundësinë të zhbllokojë ndeshjen, por goditja e tij ka përfunduar në shtyllë. Nëntë minutat e fundit të pjesës së parë kanë qenë fatale për kuqezinjtë dhe të jashtëzakonshme për vendasit, të cilët kanë kaluar në avantazh në tëv 36-ën me një goditje të bukur parabël të Antonio Candreva-s. Ky ka qenë dhe goli i parë i shënuar nga Inter në pjesën e parë të një derbi që nga teotri i 2012-ës.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në minutën e 44-ën Mauro Icardi ka dyfishuar për Inter duke u zhbllokuar më në fund ndaj kuqezinjve, pasi nuk kishte shënuar asnjë gol në tetë ndeshjet e mëparshme të luajtura kundër Milan: 2 me Sampdoria-n, 6 me Inter. Këto dy gola kanë demoralizuar skuadrën e Montella-s, që në pjesën e dytë nuk ka pasur të njëjtën energji si në të parën. Ka qenë Deulofeu, një nga më të mirët në fushë për Milan-in, që ka shkuar përsëri afër golit në të 66-ën, por Handanovic ka bërë një tjetër pritje të mrekullueshme. Ndeshja është ndezur shtatë minuta para fundit kur Romagnoli ka shkurtuar diferencat paz zhvillimit të një goditje nga këndi. Ashtu si Perisic në derbin e fazës së parë, në derbin e sotëm ka qenë Zapata ai që ka fiksuar shifrat në 2-2 me një gol të dhënë nga teknologjia “goal line” në minutën e 98-të.

Më shumë nga Seria A