Connect with us

Futboll

Milan, i përgjysmuar ndaj Genoa, mungojnë 21 gola dhe 7 asiste!

Vincenzo Montella e ka thënë disa herë, po thuajse nën zë: “Çështjet për pronësinë e klubit nuk duhet të jenë një justifikim, ashtu si dëmtimet. Ka pasur ndeshje ku kemi luajtur pa pesë futbollistë të kombëtares italiane dhe pa llogaritur Calabaria, që bën ende pjese te U-21.” E vërtetë, për arsye të ndryshme mungonin Antonelli, De Sciglio, Romagnoli, Montolivo dhe Bonaventura. Këtë herë mes mungesave figurojnë edhe emra të tjerë si Abate, Sosa, Bacca dhe Suso. Për ndeshjen ndaj Genoa, Montella duhet të bëj nga nëntë futbollistë e lartpërmendur dhe numri shkon 10 në momentin që Keiuske Honda, në të vetmin moment që duhej, është bllokuar nga gripi dhe temperatura e lartë.

Në këto kushte, kuqezinjtë nuk do të kenë futbollistë që së bashku kanë shënuar 21 gola dhe kanë dhënë 7 asiste në këtë sezon. Në mesfushë, në vend të Sosa, Montella do t’i jap një mundësi Locatelli dhe nga minuta e parë Pasalic është në avantazh ndaj Poli dhe Mati Fernandez. Por është sulmi atje ku Montella i ka zgjedhjet e detyruara sepse ka vetëm tre futbollistë në dispozicion. Bacca shënoi katër gola në tre ndeshjet e fundit dhe i duhej kuqezinjve, ashtu si Suso që në të dy ndeshjet që kur nuk ka qenë titullar Milan nuk ka marrë pikë, por të dy nuk do të jetë pjesë e ekipit. Milan do të luajë me Deulofeu dhe Ocampos në krahët e sulmuesit dhe me Lapadula si qendërsulmues.

Më shumë nga Futboll