Futboll

Milan: Raiola frenon rinovimin e Donnarumma-s

Mino Raiola e ka cilësuar konkuruese të ardhmen e Milan-it aq sa të pranojë zgjatjen e kontratës së Bonaventura-s, por është shumë më i kujdesshëm kur bëhet fjalë për Donnarumma-n. Rinovimi i portierit me moshë të re pritet të jetë cështja më e nxehtë në shtëpinë kuqezi. Në 25 shkurt Donnarumma do të mbushë 18 vjeç e për rrjedhojë do të mund të rinovojë kontratën për pesë vitet e ardhshme. Ndërkohë vetëm tri ditë më pas më 28 shkurt pritet autorizimi i qeverisë kineze për eksportimin e kapitalit dhe më 3 mas është data e vendosur për të kompletuar shitjen e Milan-it.

Raiola: Pogba? Reali ishte zgjidhja më e mirë

Gigio është i lumtur për të vijuar bashkëpunimin me Milan-in. Ky i fundit mendon  “ta blindojë” djaloshin dhe për këtë ka edhe dakordësinë e palës kineze që pritet të marrë pronësinë e klubit kuqezi. Por protagonisti i vërtetë i “çështjes” është Mino Raiola. Agjenti italian vijon të kërkojë kohë për të mbyllur rinovimin me justifikimin se do të kuptojë nëse ambicjet e pronarëve të rinj të klubit përputhen me ato të klientit të tij. Në këtë çështje as Galliani nuk mund të ndërhyjë duke qënë se ditët e tij tek “Djalli” po shkojnë drejt fundit. Nga ana e tij Raiola mund të kërkojë shifra astronomike për një lojtar që do të mbushë 18-vjeç. Agjenti italian e vlerëson pagën në proporcion me vlerën në merkato të subjektit, e cila është shumë e lartë, dhe do të ishte pa vend të mos kërkonte më shumë, duke patur parasysh se kontrata aktuale e klientit të tij skadon në qershor 2018.

plizzari

Në rast se realizohet rinovimi i Donnarumma-s, sipas “La Gazzetta dello Sport”, portieri tjetër me moshë të re i Milan-it, Alessandro Plizzari, (i datëlindjes 2000, edhe ai nën kontratë deri më 2018-ën), që konsiderohet që tani si pasuesi i Donnarumma-s do të kërkojë të shitet. Në verën e 2016-ës ndeshjet që ka diskutuar nuk kanë kaluar pa u vënë re nga skautët e dërguar nga Manchester City, të cilët kanë parë tek ai një siguri të madhe. “Qytetarët” kanë marrë menjëherë iniciativën duke i prezantuar një ofertë prej 2 milionë eurosh Milan-it për kartonin e Alessandro-s. Një ofertë e cila është shtyrë në kohë nga Galliani, i bindur për perspektivën e talentit kuqezi. Gjithsesi asnjë skenar nuk përjashtohet.

Më shumë nga Futboll