Futboll

Milan refuzon €34 mln nga Anglia për Andre Silva  

Ndonëse transferimi rekord i Coutinhos nga Liverpool drejt Barcelonës mori vëmendjen e të gjithëve, kjo merkato dimri vijon të jetë aktive, madje duke përfshirë në mes të “ciklonit” edhe sulmuesin e Milan, Andre Silva. Portugezi i kuqezinjve, edhe pse pa shumë minutazh në dispozicion në këtë gjysmë të parë të sezonit, prap zotëron cilësitë për të tërhequr mbi vete interesimin e klubeve brenda dhe jashtë Italisë.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, por edhe ato italiane, në zyrat e Milan ka mbërritur një ofertë prej 34 milionë euro për Andre Silva. Klubi i interesuar për portugezin është ai i Wolverhampton. Skuadra që aderon në Champioship, ka shpresuar te marrëdhëniet e mira që ekzistojnë mes trajnerit të ekipit anglez me menaxherin e Andre Silva, Jorge Mendes, që administron edhe të drejtat e Cristiano Ronaldos. Gjithsesi, mësohet se Milan ka refuzuar në mënyrë të prerë ofertën tunduese të anglezëve.

Më shumë nga Futboll