Futboll

Milan rifiton Europën, presidenti Elliott shpalos projektin

Pas rifitimit të Europës është koha për të nisur nga puna për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe që të dominojë si në kampionat ashtu dhe në Europa League. I këtij mendimi është presidenti i ri i skuadrës së Milanit, Elliott, që thotë se vendimi i CAS është vetëm hapi i parë, që duhet të pasohet nga të tjerë. Klubi kuqezi ka publikuar një komunikatë shtypi pas vendimit që mori CAS. “U pa qartë që situata financiare e klubit është përmirësuar, si pasojë e ndryshimit të pronësisë”, thuhet në deklaratën e klubit milanist.

Fitorja në CAS është vetëm hapi i parë i ndërtimit të Milanit, që nuk do të jetë një projekt afatshkurtër. Pjesëmarrja në arenën ndërkombëtare është një trashëgimi i një klubi të madh si Milanit dhe tani do të punojmë fort për të ndërtuar një skuadër me kampionë. Tani është koha që të rifitojmë në fushë atë që morëm me drejtësi në gjykatë”, thuhet më tej në komunikatën që mban firmën e Elliott.

Do të punojmë fort për të fituar edhe besimin e UEFA-s pas vendimit që ajo morri kohë më parë, për të na pezulluar. Ne do të respektojmë rregullat e “fair play financiar” dhe do të punojmë që skuadra e sezonit të ri të jetë sërish kompetitive, një skuadër e madhe”, tha Elliott.

Më shumë nga Futboll