Futboll

Milan-Rodriguez, pritet vetëm zyrtarizimi

Milan është shumë afër nënshkrimit me mbrojtësin e Wolfsburg, Ricardo Rodriguez. Sipas Gianluca Di Marzio kuqezinjtë kanë ofruar 15 milionë euro në dorë plus 3 milionë euro shpërblime për shërbimet e 24-vjeçarit. Mbrojtësi i majtë tashmë ka pranuar kushtet personale me kuqezinjtë, por ata nuk janë të gatshëm të përmbushnin klauzolën e lirimit prej 22.5 milionë eurosh. Sidoqoftë, sajti i Gianluca Di Marzio beson se tani ekziston një marrëveshje në vlerë prej 15 milionë eurosh plus 3 milionë euro shtesë shpërblime.

Image result for rodriguez wolfsburg

Para se të përfundojnë kontratat, drejtuesit e Wolfsburg janë fokusuar te ndeshja e fundit kundër Hamburgut të shtunën ku kërkohet fitorja për të siguruar mbijetesën në Bundesliga, më pas do të merren me çështjen e transferimit të 24-vjeçarit. Të martën ose të mërkurën palët mund të shohin dokumentet e nevojshme që po paraqiten për t’i dhënë “OK” Rodriguez të transferohet te Milan. Në këtë sezon mbrojtësi i majtë i Zvicrës ka grumbulluar 24 ndeshje, 2 gola dhe 3 asist në Bundesliga me Wolfsburg.

Më shumë nga Futboll