Futboll

Milan “rrëmben” nga Benfica portugezin premtues

Në Portugali janë të sigurtë: Milan ka vënë duart mbi një talent potencial të Benfica. Sipas atyre që raporton e përditshmja iberike “Record”, në fakt është arritur marrëveshja mes klubit të Milan dhe atij portugez të Benfica për transferimin definitiv të futbollistit 19-vjeçar, Tiago Dias.

Rezultate imazhesh për Tiago Dias benfica

Në atdheun e tij, djaloshi konsiderohet si një prej të rinjve më premtues që është rritur dhe ka shkëlqyer në akademinë e “Shqiponjave”. Sulmuesi anësor, të cilit i kishte mbetur edhe vetëm një vit në kontratë me klubin e tij aktual, Benfica, do të bashkohet fillimisht, sipas të gjitha gjasave me ekipin e dytë të Milan, të drejtuar nga ish-mesfushori kuqezi, Gennaro Gattuso, i rikthyer në “shtëpi”, pas eksperiencës te Pisa.

Rezultate imazhesh për Tiago Dias benfica

Më shumë nga Futboll