Futboll

Milan shpallet skuadra e 3-të më e fortë në historinë e futbollit, kryesojnë Ajax dhe Brazil

Milani i holandezëve është skuadra italiane më e mira e të gjitha kohërave, por vetëm e treta në rang absolut në historinë botërore të futbollit, e renditur në podium, pas Ajaxit  1965-73 të kohës së Rinus Michels, që renditet në vend të parë dhe Brazilit të viteve ’70, ai që mundi Italinë në Meksikë. Është ky verdikti i klasifikimit të stiluar nga e përmuajshmja angleze,  “FourFourTëo” mbi 50 skuadrat më të forta të të gjitha kohërave, që në fund të saj shikon edhe Leicester-in e Claudio Ranierit.

Il Milan di Sacchi terza squadra più forte di tutti i tempi

Milan i epokës së trajnerit Sacchi dhe treshes holandeze renditet e treta, pas Ajax dhe Brazil.

Elozhe të shumta për Milanin e drejtuar nga Sacchi, pra ai i viteve 1987 al 1991, por pa harruar edhe sukseset e arritura gjatë ciklit të Capellos. Një skuadër e vlerësuar nga portali anglez me imazhet e Van Basten në rastin e fitores 5-0 ndaj Real Madrid, dhe duke vlerësuar punën e ish-trajnerit emilian, bën këtë përkufizim: “Kanë qenë vetëm një herë Kampionë të Italisë, por nuk ka qenë për turp, duke e krahasuar me Napolin e Maradonës dhe Carecas, Interin e Matthäus dhe Klinsmann, si dhe Sampin e Mancinit dhe Viallit. Milani i epokës së Sacchit mbetet një pikë referimi për shkëlqimin e futbollit europian”.

Juventusi është prezent në klasifikim dhe renditet në vend të 25-të, me ciklin e parë të Macello Lippit (1994-98), në të 18-tin në epokën e Trapattonit (1980-86) dhe Platini , duke kulmuar me suksesin e Heysel. Ndërkohë, në vend të 13-të renditet Torino i madh, i humbur te Superga (1945-49), të cilit i atribuohet shpikja e 4-2-4 që 10 vite më vonë do t’i jepte Brazilit fitoren në Botëror . Në 10-shen e parë ka hapësirë edhe për Interin e epokës Helenio Herrera (1962-67), që renditet në vend të tetë, pas Spanjës së Del Bosque (2007-12) që fitoi gjithçka. Barcellona e Guardiolës (2008-11) renditet në vend të pestë, i mundur në derbin e përjetshëm të Spanjës, nga Reali i Madh (1955-60) i Alfredo Di Stefano.

Më shumë nga Futboll