Europa League

Milan, UEFA do të votojë për përjashtimin nga Europa

Vendimi pritet të vijë gjatë këtij muaji dhe ka shumë mundësi të jetë një lajm i keq për tifozët dhe drejtuesit. Pas një faze të dytë të mirë në kampionat, që e ka lejuar skuadrën e Gennaro Gattuso të fitojë kualifikimin direkt në fazën me grupe të Europa League, UEFA do ta ndëshkojë Milan-in me përjashtimin nga edicioni i ardhshëm i kompeticionit europian.

Sipas “Neë York Times”, në fakt, drejtuesit e UEFA-s kanë vendosur t’i japin dënimin maksimal kuqezinjve. Gjë kjo që ka ndodhur rrallë herë dhe me skuadra që kanë qenë në gjendje më të keqe se milanezët.

Pavarësisht strategjisë mbrojtëse që po përgatit Marco Fassone gjatë këtyre ditëve (ideja është të izolohen problemet e aksionarit kryesordhe të vlerësohet vetëm klubi), UEFA duket se do të përdorë grushtin e hekurt kundër Milan.

Kështu, nuk do të shërbejnë për asgjë dokumentet që administratori i deleguar i Milan do të marrë me vete ne Nyon, sepse organi gjykues i UEFA-s ka lënë të kuptohet se nuk ka besim te Yonghong Li dhe se kërkon t’i japë një mesazh të fortë botës së futbollit.

Më shumë nga Europa League