Seria A

Milan, vjen lajmi i mirë para përballjes me Juventus-in

Lajme të mira nga Milanello për tifozët e Milan-it. Sipas “Sky Sport”, Gonzalo Higuain është kthyer të stërvitet me skuadrën mëngjesin e sotëm dhe pritet të jetë në fushë për ndeshjen e kampionatit kundër Juventus që do të luhet të dielën në mbrëmje.

Sulmuesi argjentinasi nuk ka qenë në dispozicion të skuadrës në takimin e luajtur dhe barazuar 1-1 të enjten në mbrëmje në fushën e Betis, i vlefshëm për javën e katërt të Europa League, për shkak të një dëmtimi të pësuar në kurriz në sfidën e fundit të kampionatit të luajtur kundër Udinese-s në transfertë.

“Pipita”, i cili u transferua këtë verë te kuqezinjtë nga Juventus, është golëshënuesi më i mirë i “Djallit” në Serinë A, me 5 realizime deri tani.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Më shumë nga Seria A