Kampionatet në Europë

Milani nis sulmin për Morata pas finales së Champions-it

Milan, pas blerjeve të Musacchio, Kessie dhe Rodriguez, pret finale e Cardiff-it, që të nisur sulmin për Morata. Alternativë është Kalinic. Klubi kuqezi nuk do të ndalet me përforcimet e sipërcituara, por do të vijojë investimin për të rregulluar mbrojtjen dhe mesfushën, ndërsa po planifikon një “hit” të madh për sulmin. Objektivi kryesor, pavarësisht thashethemeve për Belotti, është Alvaro Morata. Ish-sulmuesi i Juventusit pëlqehet shumë nga kuqezinjtë, të cilët në këto momente nuk kanë bërë ende ndonjë hap zyrtar drejt Real Madridit, klubit që zotëron kartonin e futbollistit.

Sipas “Tuttosport”, Milani është i gatshëm të presë finalen e Cardiff-it, para se të nisë sulmin frontal për Morata. Alternativa, në rast se spanjolli refuzon, përfaqësohet nga Kaliniç, megjithatë, edhe pse duket shumë më i lirë se Morata, ai mund të largohet nga Fiorentina për 30 milionë euro. Ndërkohë, kontakte ka me Wolfsburg, klub me të cilin kuqezinjtë duan të flasin për Luiz Gustavon.

Më shumë nga Kampionatet në Europë