Ligue 1

Milani përgatit shkëmbimin Silva-Falcao, Jorge Mendes nis misionin

Kërkohet një emër i ri për sulmin te Milani. Të zhgënjyer nga performanca e ofruar nga Kaliniç dhe Andrè Silva, drejtuesit e kuqezinjve synojnë një bombardues, që shënon 20 gola në sezon, dhe me përvojë të mirë ndërkombëtare.

Vetëm identikit i Radamel Falcao kënaq, i cili, sipas “Tuttosport”, mund të jetë pjesë e një shkëmbimi që do të dërgojë Andrè Silva te Monako. Jorge Mendes, një agjent i fuqishëm portugez, i cili thuhet se ka hedhur themelet e çështjes gjatë një darke pune në Madrid, me Mirabellin dhe drejtorin sportiv të Monakos, tashmë po punon për këtë.

Falcao sapo ka mbushur 32 vite, por këtë sezon, pas shumë problemeve fizike të së kaluarës, arriti të shënojë 24 gola në të gjitha garat. Një lojtar, që padyshim bën për planet e Milanit. Mbetet të kuptohet se cila do të ishte formula e shkëmbimit eventual dhe mbi të gjitha, nëse Milani mund t’i korrespondojë Falcaos me angazhimin që ai aktualisht percepton në Monte Karlo.

Kjo është arsyeja pse në sfond ekzistojnë shumë alternativa: nga Belotti te Mandzukic, duke kaluar përmes Muriel. Merkatoja e kuqezinjve për një sulmues të ri sapo ka filluar.

Më shumë nga Ligue 1