• Millwall ka më shumë fitore kundër ekipeve të Premier League se Liverpool në 2017-ën

    Publikuar: 19 Feb 9:12

    Millwall, skuadra e kategorisë së tretë të futbollit anglez, ka eliminuar Leicester City në 1/8-at e Kupës së Anglisë dhe tani ka një rekord më të mirë në krahasim me disa skuadra që luajnë në Premier League. Pasi ka mundur Bournemotuh, Watford dhe Leicester në Kupën e Anglisë, Millëall ka fituar më shumë ndeshje kundër skuadrave të Premier në 2017-ën se Liverpool, Crystal Palace, Bournemouth, Middlesbrough dhe Leicester të marra bashkë. Ka qenë Shaun Cummings ai që i ka dhuruar kualifikimin Millwall kundër “Dhelprave” të Ranierit, me këta të fundit që kanë luajtura me një lojtarë më shumë pas daljes më karton të kuq të Cooper në minutën e 52-të.

    Duke llogaritur edhe fitoret ndaj Bournemouth dhe Watford në kupë muajin e kaluar, ecuria e tyre kundër ekipeve të Premier League është më e mirë se ato të skuadrave që luajnë në kategorinë kryesore të kampionatit anglez. Skuadra e Klopp, në fakt, ka arritur të marrë vetëm një fitore kundër skuadrave të Premier në 2017-ën. Leicester, nga ana tjetër, ka rënë në vendet e fundit të renditjes dhe duhet të luftojë për mbijetesë, ndërsa Bournemouth dhe Palace nuk kanë arritur të gjejnë fitoren në javën e fundit.

     


    Lexo postimet e tjera