• Milner vendos rekord të ri në Premier League

    Publikuar: 19 Mar 8:09

    James Milner ka vënë një rekord të ri në Premier League pasi goli i tij e ndihmoi ekipin e Liverpool në barazimin 1-1 kundër Manchester City, ditën e dielë. Mesfushori, ish-lojtar i City, shënoi me penallti në pjesën e dytë, përpara se Sergio Aguero të barazonte, pak çaste më vonë, duke i dhënë mundësinë skuadrës së Pep Guardiola të shmangte humbjen. Megjithatë, goli i shënuar nga Milner ka një rekord origjinal. Ai ka shënuar 47 gola në Premier League dhe sa herë që ai ka shënuar, skuadra me të cilët ka mluajtur nuk ka humbur.

    Në 37 raste kur James Milner ka shënuar, skuadra e tij ka fituar, ndërsa në 10 raste të tjera, si ai i sotmi, ekipi i tij ka barazuar, por asnjëherë nuk ka humbur. Liverpool mbetet në garë për një vend në Champions League në sezonin e ardhshëm, teksa mban vendin e katërt me katër pikë avantazh ndaj Manchester United të vendit të pestë, që fitoi ndaj Middlesbrough dhe faktikisht ka luajtur dy ndeshje më pak se “të kuqtë” e Jurgen Klopp.


    James Milner Penalty Goal – Manchester City vs… by Goalsport

    [interaction id=”58ced4573d7ca9a841f399d3″]


    Lexo postimet e tjera